Nion, të hënën shorti për raundin e tretë

Skuadrat nga Maqedonia, Shkëndija dhe FC Shkupi, më 22 dhe 29 korrik do të zhvillojnë ndeshjet e raundit të dytë në Ligën e Konferencave. Para skuadrës së Shkëndijës, do të jetë skuadra e Rigës nga Letonia, ndërsa FC Shkupi do të përballet me portugezët e Santa Klarës. Mirëpo që të dy skuadrat, të hënën, më 19 korrik, do të mësojnë kundërshtarët e mundshëm në raundin e tretë të Ligës së Konferencave. Në Nion të Zvicrës, do të hidhet shorti për raundin e tretë për Ligën e Kampionëve, Ligën Evropa dhe LIgën e Konferencave. Kjo e fundit është paraparë për orën 14.00.

LEXO EDHE:

Back to top button