Milluoki “deklason” Majamin dhe kalon gjysmëfinale

Skuadra e Milluokit është e para që ka siguruar kualikfimin në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes në NBA. Milluoki mundi Majamin me rezultat 120-103 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-0 në fitore, kaloi në raundin tjetër. Më efikas te Milluoki ishte Lopez me 25 pikë, ndërsa te Majami u dallua Adebajo me 20 pikë dhe 14 asiste.

Ndërkohë Denveri dhe Jokiqi, u mundën nga Portlandi dhe rezultati I përgjitshëm në fitore është 2-2. Skuadra e Portlandin shënoi fitore në takimin e katërt me rezultat 115-95. Poll drejtoi skuadrën vendase me 29 pikë, ndërsa te mysafirët më efikas ishte Jokiq me 16 pikë.

Skuadra e Filadelfisë avancon me 3-0 në fitore ndaj Uashingtonit, pasi fitoi përballjen e fundit me rezultat bindëse 132-103.

Fitore si mysafirë regjistroi edhe Juta Xhaz në terrenin e Memfisit, me rezultat 121-111, për të avancuar tani me 2-1 në ftore. Miçell ishte më efikas te Juta Xhaz, ndërsa Morant ishte më i dalluar te Memfisi, me 28 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button