Stambolli, vend i Superkupës dhe finales në 2023?!

Qyteti i Stambollit, për herë të dytë radhazi, për shkak të koronavirusit, humbi organizimin e finales së Ligës së Kampionëve. Pas fitores së Çellsit në Porto, si kompenzim, qyteti turk do të organizojë SuperKupën në mes skuadrës londineze dhe Viljarealit, ndësa në vitin 2023, do të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve.

Lajmin e lansoi ministri për Rini dhe Sport të Turqisë, Mehmet Kasapogllu, i potencoi se në Turqi do të organizohet Superkupa e Evropës 2021, ndërsa dy vite më vonë edhe finalja e Ligës së Kampionëve.

Me këtë ecuri, Munihu duhet të organizojë finalen e vitit 2024 dhe një vit më vonë, finalja do të duhet të zhvillohet në Belfast. UEFA nuk ka dhënë dritë jeshile për ndryshimet e reja, ndërsa mbetet që Belfasti të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button