Qytetarët e Karposhit presin parkun e premtuar/Bogoevski shfajësohet, Shilegov fajin e adreson në MPB

Kaluan më shumë se një vit pasi u paralajmërua parku në Karposh 4. Hapësira është rrafshuar dhe janë bërë gati 60 mijë metra katror. Kryetari i Karposhit Bogoev thotë, gjithçka është në dorë të Qytetit të Shkupit i cili duhet të zgjedh kompaninë për realizimin e punëve.

Atje kemi filluar aktivitete në bashkëpunim ndërkomunal me Qytetin e Shkupit. Qyteti i Shkupit dhe komuna e paralajmëruan parkun, atje filluan me pastrim dhe u shpall konkurs nga Qyteti i Shkupit për projektin më të mirë që do të duhet të miratohet më tej nga Komisioni dhe u miratua në atë periudhë”, tha Stefan Bogoev, kryetari i Komunës së Karposhit.

Kryetari i Shkupit Shilegov thotë se projekti është vonuar për shkak të një hetimi. Përkatësisht, në prill, Ministria e Brendshme ngriti padi penale për rrezikimin e mjedisit pasi vendi ishte mbuluar me mbetje ndërtimore dhe mbeturina nga spitali i Sëmundjeve Infektive.

Mund të fillojmë zyrtarisht në fund të qershorit, vetëm duhet të sqarojmë formalitetet me Ministrinë e Brendshme, duke pasur parasysh kallëzimet e paraqitura penale”, theksoi Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

VMRO-DPMNE kërkoi të ndërpritet ndërtimi i parkut, i cili duhet të jetë mes Ilindenskës dhe shëtitores së Vardarit. Sipas partisë, me të mund të rrezikohen bunarët me ujë për pije, që përdoren për nevojat e qytetit.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button