Milluoki, kampion i NBA-s pas pritjes 50 vjeçare

Skuadra e Milluoki Baks është kampion i ri në NBA, pasi që në sfidën e 6-të të finales së madhe, mundën Feniks Sansit me rezultat 105-98, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 4-2. Kështu  trofeu i NBA-s zbarkon në Milluoki pas pritjes 50-të vjeçare.

Sërisht Xhianis Antetokounmpo ishte heroi I Milluoki Baks, pasi në ndeshjen e fundit shënoi plot 50 pikë, 14 kërcime dhe 5 bllokime, duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes dhe ‘MVP’ i finales.

Ky triumf ishte i pari për Milluokin, pas pritjes 50 vjeçare, pasi që tituli i fundit daton nga viti 1971.

LEXO EDHE:

Back to top button