Milluoki nuk lëshon pe, Lejkers në zonën e “play off”-it

Skuadra e Milluokit nuk lëshon kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, duke mposhtur me rezultat 134-123 skuadrën e Orlando-s, jashtë fushe. Lopez me 26 pikë, Midëllton dhe Karter me nga 24 pikë secili, zëvendësuan mirë Janis Antetokounmpo, që nuk luajti për Bucks.
Fiton edhe Dallasi, falë 33 pikëve të Irvingut e 29 të Donçiçit, duke mposhuri Juta Xhazin me 120-116, në një ndeshje të dueluar deri në fund.
Fitore të rëndësishme që e fut në zonën play out arriti Los Anxhelos Lejkers, që mundi 112-103 Memfisin. Mbrëmje magjike e Entoni Dejvisit, autor i 30 pikë e 22 kërcimeve, lider në parket për Lejkersin.
Vjen fitorja e tretë radhazi për Filadelfinë, që falë 39 pikëve të Embiid dhe 27 të Maksej, mposhti 117-94 Minesotën dhe ngjitet në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.
NBA – Rezultatet
Detroit – Washington, 117-119
Orlando – Milwaukee, 123-134
Minnesota – Philadelphia, 94-117
New York – Charlotte, 105-112
Houston – Brooklyn, 96-118
Oklahoma – Golden State, 137-128
Dallas – Utah Jazz, 120-116
Lakers – Memphis, 112-103