Minesota më afër gjysmëfinales, Dallasi mund L.A.Klipers

Pas Denverit edhe ekipi i Minesota-s udhëheq 3-0 serinë e ndeshjeve “Play off” në Konferencën e Lindjes. Minesota fitoi 125-109 në fushën e Feniksit, duke qenë pranë gjysmëfinaleve. Eduards me 36 pikë ishte vendimtar në fushë për miqtë.

Në Lindje, Indiana udhëheq sërish ndaj Miluokit me ndeshje (2-1), pas fitores 121-118 arritur në sekondat e fundit. Sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për vendasit u dalluan Tarner me 29 pikë e Halibarton me një “triple double” (18 pikë, 10 kërcime, 16 asist). 42 pikët e Midëllletonit për Baks mbetën për statistikë.

2-1 udhëheq serinë e takimeve edhe ekipi i Dallasit, që mundi 101-90 L.A.Klippers, në një ndeshje pa shumë histori. Donçiç me 22 pikë e 10 kërcime, si dhe Irving me 21 pikë bënë diferencën në fushë për teksanët.

Çerekfinalet, Konferenca e Lindjes

Klivlendi – Orlando, (2-1)

Nju Jork – Filadelfia, (2-1)

Boston – Majami, (1-1)

Milluoki – Indiana, 118-121 (1-2)

 

Çerekfinalet, Konferenca e Perëndimit

Minesota – Feniksi, 125-109 (3-0)

Denveri – L.A.Lejkers, (3-0)

L.A. Klippers – Dallasi, 90-101 (1-2)

Oklahoma – Nju Orlins, (2-0)

LEXO EDHE:

Back to top button