Ministri Bekim Sali flet për rastin “Zhan Mitrev”

Ministri Bekim Sali flet për rastin “Zhan Mitrev”

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali njoftoi sot për të gjitha hapat që ka ndërmarr dikasteri që ai drejton lidhur me rastin “Zhan Mitrev”.

Sipas Sali ministria e Shëndetësisë me shumë vëmendje ka përcjellë situatën e ndërlidhur me Klinikën private “Zhan Mitrev”.

Ai tha se është në kontakt me gjithë institucionet kompetente dhe se ai si ministër dhe dikasteri që ai drejton nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se çdo gjë do të jetë transparente, sapo të vijnë raportet nga institucionet relevante, për të parë nëse ka pasur parregullësi gjatë trajtimit të pacientëve me Covid në Klinikën Zhan Mitrev.

“Përshëndes procedurën e Prokurorisë për ngritjen e procedurës dhe njoftoj se Ministria e Shëndetësisë do të jetë e gatshme për bashkëpunim”, deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Ministri Sali njoftoi konferencën e radhës për të mërkurën në ora 11:00./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button