Ministri britanik: Do të rishikojmë kthimin e masave kufizuese në shtator

Autoritetet britanike po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të masave kufizuese në shtator. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Sajid Havid.

Sipas ministrit, përpara se Boris Johnson të konfirmojë se vendi i tij do të hyjë në rrugën e normalitetit absolut nga 19 korriku , masat do të shikohen përsëri.

Konkretisht, më 23 shtator , do të ketë një rishikim të situatës. Në të njëjtën kohë, në Britani ekziston shqetësimi për mutacionin indian pasi ai përbën mbi 90% të rasteve.
Turmat në Wembley kanë ngritur nivelin e alarmit për një shpërthim në masë të virusit. Mëgjithatë, ministri thekson se është koha të kthehemi në normalitet , përndryshe ky hap nuk do të ndodhë kurrë. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button