Ministri gjerman i Mbrojtjes: Fondi special prej 100 miliardë eurosh nuk mjafton

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Fondi special prej 100 miliardë eurosh nuk mjafton

Ministrii Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius deklaroi se fondi special prej 100 miliardë eurosh nuk mjafton më për të mbuluar nevojat e forcave gjermane.

Në një intervistë për Zideutsche Zeitung, ai u shpreh se Gjermania do të duhet të rrisë shpenzimet e rregullta vjetore të mbrojtjes nga niveli aktual, që është rreth 50 miliardë euro, shkruan Reuters.

Gjermania duhet të plotësojë rezervat e saj të pajisjeve ushtarake, duke përfshirë zëvendësimin e 14 tankeve Leopard që Berlini ra dakord t’i dërgonte në Kiev për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Pistorius thotë se vendimi i Gjermanisë për të pezulluar shërbimin e detyrueshëm ushtarak në 2011 ishte një gabim, duke thënë se ai heziton ta rikthejë atë, por është i hapur për bisedime për një model të ri për të forcuar marrëdhëniet midis qytetarëve dhe shtetit.

Ai shtoi se Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, pasi Berlini miratoi dërgimin e tankeve “Leopard 2″./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button