Ministri i Arsimit apelon që të respektohen protokollet shëndetësore

Ministri i Arsimit apelon që të respektohen protokollet shëndetësore

Fillimit të mësimit me prezencë fizike më së shumti iu gëzuan fëmijët por dhe mësimdhënësit.

Kështu u shpreh në “Programi 200”, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri i cili njëherit apeloi që të respektohen protokollet shëndetësore, shkruan Alsat.

Ndërkohë që premtoi se dikasteri që ai drejton do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha shkollat në vend, shkruan Alsat.

“Sot u hapën shkollat me prezencë fizike dhe deri në përfundim të gjysmë vjetorit të vazhdoj procesi me prezencë fizike të nxënësve, ashtu siç është dëshira ime. Unë sot pash dhe nxënës nga arsimi fillor të cilët ishin shumë të lumtur që janë kthyer në bankat shkollore. Pash dhe mësimdhënës të cilët ishin gjithashtu të lumtur, që janë kthyer në bankat shkollore. Për mua është shumë i rëndësishëm fakti që të gjithë mund të mbrohemi brenda protokolleve të cilat i kemi, të kemi kujdesin tonë. Komunikimi nga ana e ministrisë do të jetë i vazhdueshëm. Që sot në mëngjes është dërguar formulari te të gjitha shkollat fillore dhe të mesme për të pas raportime ditore të cilat ato do t’i dorëzojnë deri tek ministria e arsimit dhe shkencës, për të parë nga afër fëmijë të cilët kanë ndonjë problem shëndetësor”, deklaroi Jeton Shqiri, ministër i Arsimit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button