Shaqiri: Hulumtimet tregojnë se ka lëndë të caktuara tek të cilat prezenca fizike jep rezultate
Shaqiri: Hulumtimet tregojnë se ka lëndë të caktuara tek të cilat prezenca fizike jep rezultate
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri u bëri thirrje të gjithë aktorëve të kyçur në procesin arsimor, përfshi, nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që të japin kontributin e tyre maksimal, që mësimi të vazhdoj me prezencë fizike, shkruan Alsat.
Sipas Shaqirit nuk mund të jetë njësojë për lëndën e matematikës mësimi nga distanca (online) dhe mësimi me prezencë fizike.
Nga mësimi me prezencë fizike, priten rezultate më të mira, tha Shaqiri.
“I rëndësishëm është fakti që të gjithë të japim kontributin maksimal, për të qenë prezenca fizike. Hulumtimet e ndryshme jo vetëm tek ne, edhe më gjerë se ne, janë se ka lëndë të caktuara tek të cilat prezenca fizike jep rezultate. Është ndryshe në lëndën e Matematikës, po e marr shembull dhe mësimi online është ndryshe në lëndën e matematikës”, tha Shaqiri./ Alsat.mk








