Ministri i Jashtëm hungarez, vizitë në Shkup

Ministri i Jashtëm hungarez, vizitë në Shkup

Vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, tha kreu i diplomacisë hungareze Peter Sijarto, i cili po viziton vendin. Sipas tij, zgjerimi i Unionit duhet të përshpejtohet dhe negociatat reale me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë menjëherë. Ai shtoi se kur Hungaria të marrë presidencën e BE-së, do të bëhet gjithçka për të mundësuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. Sijarto nuk ka dashur të komentojë për azilin dhe zhvillimet me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, përkatësisht refuzimin e Budapestit të kërkesave për ekstradim. “Nuk është çështje e politikës së jashtme. Ne nuk mund të ndërhyjmë në procedurat gjyqësore, tha Sijarto.

“Është e tmerrshme që Bullgaria bllokoi letrën që duhej t’i dërgohet RMV-së disa javë më parë. Maqedonia ka qenë kandidate për 18 vjet dhe mos fillimi i negociatave është i tmerrshëm dhe tregon mungesë respekti për vendin dhe është në kundërshtim me interesat e BE-së. Ata që bllokojnë anëtarësimin duhet të dinë se po minojnë edhe besueshmërinë e Unionit. Kur të marrim presidencën e BE-së, ne do t’i kthejmë të gjithë gurët për të siguruar që anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Peter Sijarto – Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button