Ministri i Jashtëm ukrainas thirrje Iranit: Stop, mos dërgoni dronë kamikazë në Rusi
Ministri i Jashtëm ukrainas thirrje Iranit: Stop, mos dërgoni dronë kamikazë në Rusi

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuyleba, ka thënë se i ka kërkuar Teheranit nëpërmjet një telefonate homologun e tij Iranian Hossein Amirabdollahian, të ndalojë të dërgojë armë në Rusi.
Zyrtarët ukrainas dhe aleatët e tyre perëndimorë kanë akuzuar Iranin se I ka ofruar Rusisë dronë kamikazë, të cilët kohët e fundit janë përdorur për efekte shkatërruese nga forcat e Moskës në sulmet që synojnë infrastrukturën ukrainase.
Nga ana e tij, Irani ka mohuar kategorikisht të ketë dërguar armë në Rusi.
“Sot mora një telefonatë nga ministri i jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian”, ka shkruar Kuleba në një postim në Twitter
“Kërkova nga Irani që menjëherë të ndalojë fluksin e armëve drejt Rusisë, të përdorura për të vrarë civilë dhe për të shkatërruar infrastrukturën kritike në Ukrainë”, thotë Kuleba.