Ministri i ri, defekti pamundëson nisjen e seancës
Ministri i ri, defekti pamundëson nisjen e seancës

Pas pesë orëve vonesë si pasojë e një problem teknik, Kuvendi pritet që në çdo moment të fillon seancën e 88 në të cilën duhet zgjidhet ministri i ri i pushtetit lokal, Risto Penov. Shërbimet parlamentare njoftojnë se janë mënjanuar problemet teknike dhe janë plotësuar kushtet për të vazhduar me punë. Risto Penov është propozim i PLD-së për ministër të Vetëqeverisjes Lokale, pas dorëheqjes së Goran Milevskit nga kjo pozitë për arsye personale. /Alsat.mk