Debat publik për mbrojtjen e Matkës, sektori civil kërkon ndalimin e gjuetisë

Debat publik për mbrojtjen e Matkës, sektori civil kërkon ndalimin e gjuetisë

Gazetare: Evi Shkopi

Propozim ligji për shpalljen e Kanionit të Matkës monument natyror sot ishte nën thjerrëzën e qytetarëve dhe Organizatave Joqeveritare të cilët kishin dilema rreth disa dispozitave të ligjit në fjalë. Davor Pehçevski tha se ky propozim ligj duhet të harmonizohet me Ligjin për Mbrojtjen e natyrës, sepse në formën që është propozim ligji aktual ka paqartësi se kush menaxhon me zona të caktuara. Ai thotë se një nga gjerat më pozitive në këtë ligj është fakti që zona e Matkës është sinkronizuar më atë të Vodnos.

“Konkretisht sipas këtij ligji me atë sipërfaqe nga njëra anë të menaxhoj Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Sarajit, nga ana tjetër me disa territore të menaxhojë institucioni publikë “ Jasen”. Kjo do të thotë se asnjëri subjekt nuk do të ketë menaxhim të plotë me një zonë të mbrojtur që është një tërësi. Kjo lehtëson sepse do të dihet saktë që duhet saktë se ajo mbrojtje strikte që është në Matkë, vlen edhe në Vodno”, tha Davor Pehçevski- “Eko Svest”.

Vërejtja e tretë e Pehçevski ishte që në ligj të mos ketë term që mundëson gjuetinë për trofe, pasi kjo sipas tij më pas përfshihet edhe në planin për menaxhim që duhet të përpilohet pas miratimit të ligjit dhe bën që të ketë edhe keqpërdorime. Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini tha se ky ligj do të dërgohet për miratim vetëm pasi të bëhen ndryshimet e propozuara nga palët e prekura, duke përfshirë këtu edhe ndryshimet e nevojshme për gjuetinë që e njëjta të mos lejohet.

“Jaseni” është një pjesë e asaj normalisht që ne gjatë kohë kemi biseduar më Ministrinë e Mbrojtjes, t’i shqyrtojmë ato. Ideja është që të harmonizohet me menaxhimin e Matkës si rajon. Që dy vite e gjysmë po përpiqemi që të arrijmë në këtë pikë ku jemi tani për hartimin e draft ligjit. Tani do të dëgjojë të gjitha palët e interesuara, kryesisht qytetarët edhe komunat edhe Qytetin normalisht, që të bëjmë një ligj siç duhet”, deklaroi Naser Nuredini- Ministër i Ekologjisë.

Dy vite pasi ligji të hyjë në fuqi, duhet të përgatitet protokolli për menaxhimin me këtë zonë, i cili duhet të vlejë për 10 vitet e ardhshme. Kompetencat kryesore do të bien mbi Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Sarajit, duke bërë që asnjëra nga këto dy komuna të mos mund të marrin vendim pa tjetrën./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button