Ministri i Sportit në Itali, vjen me lajm të keq për tifozët

 

Në Itali prisnin që impiantet të mbusheshin në janar, mirëpo kjo mundësi është venitur disi pas deklaratës së fundit të Ministrit të Sportit, Viçenzo Spadafora, i cili theksoi se qeveria ka të tjera prioritete.

“Jam i sigurt se në fund të janarit aktivitetet sportive do të mund të rifillojnë. Jemi duke punuar dhe në tetor kishim përgatitur një protokoll strikt dhe mund të them se palestrat kishin bërë shumë investime. Besoj se rihapja në fund të janarit është e arritshme, por duhet të shohim të dhënat epidemiologjike të javës së parë të janarit. Besoj se palestrat, qendrat e kërcimit dhe pishinat do të rihapen.

Rikthimi i tifozëve? Gjithkush shpreson të jemi në gjendje të rifillojmë, por qeveria ka një listë prioritetesh. Është problemi i të pasurit një grup njerëzish që shkojnë në një drejtim, në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar. Kjo do të thotë se duhen bërë një sërë kontrollesh dhe të ndezësh një makineri jo prioritare si të tjerat, si përshembull shkollat”, u shpreh Spadafora.

LEXO EDHE:

Back to top button