Premier Liga angleze, programi i ditës së martë

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 16.

Arsenal është mysafir i skuadrës së Brighton. “Topçinjtë” do të shikojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve, ku ndeshjen e kaluar mposhtën rivalët londinez Chelsean, dhe sot mund ta vazhdojnë me një fitore e cila do t’i lëvizte ata nga pozita e 15 në të 12, përcjell KosovaPress.

Përballja më interesante do të jetë mes Manchester United dhe Wolverhampton Wanderers. Pas 14 xhirosh, “Djajtë e Kuq” kanë regjistruar tetë fitore, tre barazime dhe tre humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e katërt me gjithsej 27 pikë. Në anën tjetër, Wolves pas 15 ndeshjeve, qëndrojnë në pozitën e 11, me gjashtë fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje, ku kanë arkëtuar 21 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

19:00 Brighton (16) – Arsenal (15) (Stadiumi American Express Community)

19:00 Burnley (17) – Sheffield United (20) (Stadiumi Turf Moor)
19:00 Southampton (9) – West Ham United (10) (Stadiumi St Mary’s)
19:00 West Brom (19) – Leeds United (12) (Stadiumi West Bromwich Albion Football Club)

21:00 Manchester United (4) – Wolverhampton Wanderers (11) (Stadiumi Old Trafford)

LEXO EDHE:

Back to top button