Ministri shqiptar i mbrojtjes për vizitë zyrtare në vendin tonë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në republikën e Maqedonisë së Veriut.

Peleshi gjatë qëndrimit në Shkup do të pritet nga ministrja Radmila Shekerinska dhe pas ceremonisë zyrtare me nderimet më të larta ushtarake do të zhvillohet takimi i dy ministrave dhe dy delegacioneve.

Sheqerinska dhe Peleshi do të diskutojnë për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, rolin e dy vendeve anëtare të Aleancës në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, si dhe promovimin e mbrojtjes kolektive brenda Aleancës.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, siç thuhet nga Ministria e Mbrojtjes, kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, bashkëpunojnë në nivel rajonal dhe janë aleatë në kuadër të NATO-Aleancës.

Delegacioni shqiptar do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe presidenti Stevo Pendarovski.

LEXO EDHE:

Back to top button