" "
Këtë mëngjes, po kryhen kontrolle në disa lokacione në Shkup për shkak të dyshimit të bazuar se një grup prej rreth pesë personash merreshin me fajde dhe indoktrinim dhe nxitje për terrorizëm, mësoi “Sloboden Pechat” nga burimet e saj në komunitetin e sigurisë dhe inteligjencës të përfshirë në aksion.
Aksioni po kryhet nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare.
Sipas burimeve tona, deri më tani, gjatë kontrolleve është gjetur një flamur i ISIS-it, armë dhe municione. Priten më shumë informacione gjatë ditës.








