Qeveria vazhdon uljen e TVSH-së për naftën nga 18% në 10%

" "

Qeveria vazhdon masën për uljen e TVSH-së për naftën nga 18% në 10%, e cila do të jetë në fuqi deri më 12 tetor. Në një postim në Facebook, qeveria deklaroi se masa synon të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet me pakicë të karburanteve dhe të kufizojë ndikimin e presioneve të jashtme të çmimeve në produktet dhe shërbimet e tjera.

“Vazhdojmë me masat për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe stabilitetin e ekonomisë vendase”, thuhet në postimin e Qeverisë. Nga Qeveria theksojnë se masat po ndërmerren duke ndjekur zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button