Ministria e Bujqësisë nuk dëgjon ambientalistët, liqeni i Ohrit nën koncesion për peshkim

Ministria e Bujqësisë nuk dëgjon ambientalistët, liqeni i Ohrit nën koncesion për peshkim

Gazetar: Miki Trajkovski

Përkundër kundërshtimit të ekologëve dhe shoqatave të peshkimit, Liqeni i Ohrit dje përmes ankandit u dha me koncesion për peshkim komercial për periudhë 6-vjeçare. Alsat mëson se fitues i cili ka ofruar 400 mijë euro është kompania Eko-svet nga Struga. Nga Ministria e Bujqësisë thonë se procedura për koncesionin vazhdon.

“Procedura për dhënien e koncesionit për peshkim komercial dhe peshkimit rekreativ në liqenin e Ohrit është duke vazhduar. Detyrimet për shumimin e peshqve, sasitë dhe kapjen e peshkut të koncesionarit të ardhshëm do të përcaktohen në marrëveshjen e koncesionit pas përzgjedhjes së koncesionarit”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Peshkatarët sportivë thonë se të gjithë koncesionarët deri më tani, në vend që të kujdesen për mbrojtjen e liqenit, kujdesen si të përfitojnë sa më shumë.

“Bëhet fjalë për mënyrë menaxhimi që dëmton liqenin, dhe buxhetin në përgjithësi, sepse herën e fundit kur u hoq koncesioni i peshkimit komercial, se dispozitat ligjore nuk mjaftojnë për të mbrojtur liqenin dhe të krijohet mbrojtje kundër vjedhjes që bëjnë peshkatarët komercialë. Kjo çon në uljen e fondit të peshkut dhe ju e dini se gjendja me troftën e Ohrit është alarmante”, u shpreh Dimçe Majkoski-Klubi i peshkimit sportiv Shën Apostull Pjetri.

“Nuk e di sa troftë duhet të kapë koncesionari për të mbuluar ato 400 mijë euro, kur fondi i peshkut pakësohet me shpejtësi. Do të jetë një gjenocid peshku”, tha Radovan Dimtrieski-peshkatar.

Në Liqenin e Ohrit nuk ka asnjë koncesionar që nga janari i vitit 2020, kur shteti i ndërpreu koncesionin kompanisë që kryente këtë aktivitet, “Letnica-Belvica”, pasi nuk mbante evidencë të saktë të peshkut të kapur. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button