Ministria e Financave “përçan” KSHZ-në, kryetari dhe nënkryetarja me qëndrime të kundërta

Anëtarët e KSHZ-së të ndarë në qëndrime mbi kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave për sigurimin e mjeteve për blerjen e terminaleve të nevojshme për zgjedhjet lokale. Kryetari Aleksander Dashtevski kërkon përfshirjen e organeve më të larta duke mos përjashtuar as donacionet nga jashtë vendit. Dashtevski thotë se procedura e blerjes së terminaleve duhet mbarojë në kohë, për shkak se duhet siguruar edhe softueri, edukimi i anëtarëve dhe fushata sensibiluzuese. Kërkesa për ndarjen e mjeteve është dërguar dy javë më parë.

Të presim deri të premten që t’i arrijë përmes postës. Nëse nuk kemi përgjigje të adresohemi në instanca më të larta. Sipas Kodit Zgjedhor institucionet duhet të bashkëpunojnë dhe t’i ndihmojnë KSHZ-së në zbatimin e detyrimeve të tyre. Potencuam se do t’i drejtohemi edhe Qeverisë. Nuk e di a kemi nevojë të flasim me organe tjera, por mendoj që kryeministri ose zëvendëskryeministri për çështje ekonomike është kompetent për këtë – deklaroi Aleksander Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Nënkryetarja Ditmire Shehu kërkon që KSHZ të mirëkupton Ministrinë e Financave e cila sipas saj do të përgjigjet pozitivisht brenda afateve të parapara me ligj. Shehu thotë se kërkesa e KSHZ-së është dërguar vetëm para katër ditëve.

Mendoj se duhet të presim sepse kanë kaluar vetëm katër ditë nga kur kemi kërkuar urgjencën nga Ministria e Financave. Ata kanë Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative i cili i kushtëzon brenda cilit afat duhet përgjigjur. Ata nuk e kanë shkelur afatin – u shpreh Ditmire Shehu, nënkryetare.

Nga Ministria e Financave as sot nuk kishte përgjigje. Regjistrimi elektronik i dokumentit biometrik dhe identifikimi i votuesve përmes vijave papilare të gishtërinjve u përfshi në Kodin Zgjedhor në kuadër të ndryshimeve të miratuara vitin e kaluar. Opozita akuzon pushtetin se friket nga zgjedhjet me identifikim biometrik për shkak se sipas tyre kjo mundësi shmang manipulimet zgjedhore.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button