Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, me apel urgjent për shtetasit tanë të cilët ndodhen në territorin e Izraelit

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, me apel urgjent për shtetasit tanë të cilët ndodhen në territorin e Izraelit

11 Shtetas të Maqedonisë së Veriut zyrtarisht kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga Izraeli. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme për momentin hapësira ajrore është e mbyllur më së paku deri të hënën dhe evakuimi do të shqyrtohet pas nisjes së fluturimeve.

„Sipas informacioneve të fundit, hapësira ajrore mbetet e mbyllur deri të hënën. Pas hapjes do të shqyrtohen mundësitë dhe modalitetet për organizimin e evakuimit eventual, në përputhje me rrethanat dhe situatën e sigurisë”, than nga Ministria e Jashtme.

Ministria e Jashtme thotë se në këtë faze shtetasit e Maqedonisë së Veriut rekomandohet që të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të strehohen në ambiente të sigurta. Ministria e Jashtme gjithashtu rikujtoi shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në numrat e telefonit të Ambasadës dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ndërkohë Ministria e Jashtme ka njoftuar hapjen edhe të linjave telefonike për shtetasit tanë që ndodhen Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Bahrejn. MPJ-së apelon shtetasit që të ndjekin informacionet zyrtare të institucioneve përkatëse të këtyre vendeve.

Ministria e Jashtme thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet dhe po e ndjek situatën./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button