Kina bëhet “streha e sigurt” e Rusisë, pagesat e gazit do i bëjë në rubla dhe juanë

Kina bëhet “streha e sigurt” e Rusisë, pagesat e gazit do i bëjë në rubla dhe juanë

Pagesat për furnizimin me gaz natyror nga Rusia në Kinë tani do të bëhen në rubla dhe juanë, në vend të dollarëve, njoftoi Gazprom. Kompania ruse e naftës Gazprom njoftoi sot se ka nënshkruar një marrëveshje për të filluar pagesën për furnizimet e gazit rus në Kinë në juanë dhe rubla në vend të dollarëve.

Shefi ekzekutiv i Gazprom, Alexei Miller tha se marrëveshja e re, e cila parashikon pagesa në rubla ruse dhe juan kinez, sjell përfitime reciproke si për Gazprom ashtu edhe për Korporatën Kombëtare të Naftës së Kinës (CNPC) dhe mund të jetë një shembull për kompanitë e tjera.

Marrëveshja është pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të hequr qafe monedhat që i konsideron “jomiqësore”.

Çfarë parashikon marrëveshja shtesë?

Gjigandi rus energjetik njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes shtesë të asaj ekzistuese me China National Petroleum Corp. Pagesa do të jetë 50 për qind në rubla dhe 50 për qind në juan, me efekt menjëherë, tha një burim i Bloomberg në kushte anonimiteti.

Vladimir Putin u bëri thirrje klientëve kryesorë të Gazprom në Evropë që të paguajnë gazin në rubla në fillim të këtij viti. Lëvizja erdhi si përgjigje ndaj ngrirjes së më shumë se 300 miliardë dollarëve të rezervave të bankës qendrore ruse nga SHBA dhe aleatët e saj.

Rusia po i kthehet gjithashtu pagesave të gazit në rubla me Turqinë, e cila mban lidhje të ngushta me Kremlinin dhe nuk ka vendosur sanksione. Por fillimisht vetëm një e katërta e totalit do të paguhet në monedhën ruse, ndërsa pjesa tjetër në dollarë dhe euro, tha burimi. Pjesa në rubla do të rritet me kalimin e kohës.

Rriten dërgesat e gazit në Kinë

Kontrata e Gazprom për të furnizuar Kinën përmes tubacionit Power of Siberia, e cila u nënshkrua në vitin 2019, vlerësohet në 400 miliardë dollarë gjatë jetës së tij 30-vjeçare. Dërgesat po rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe janë vendosur të arrijnë të paktën 15 miliardë metra kub në vitin 2022, krahasuar me 10.4 miliardë metra kub të dorëzuar vitin e kaluar.

Në shkurt, kur Vladimir Putin gjithashtu vizitoi Pekinin, Gazprom nënshkroi një marrëveshje të dytë për të ofruar 10 miliardë metra kub shtesë në vit gjatë 25 viteve përmes një tubacioni të ri, megjithëse furnizimet nuk kanë filluar ende.

LEXO EDHE:

Back to top button