Ministrja Carovska me shall “Gucci” që kushton qindra euro

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska gjatë ditës së sotme ka pasur agjendë të ngjeshur. Ajo në kuadër të bisedimeve për reformimin e procesit arsimor në vend fillimisht u takua me kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në vend, Jakim Nedelkov si dhe me përfaqësues tjerë të sindikatës. Pastaj Carovska u takua me kryetarin Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë  së Veriut, Petre Shilegov si dhe me përfaqësuesit tjerë, nga ku mori mbështetje për reformimin e procesit arsimor në nivel lokal, transmeton Alsat. Por ajo që ra në sy gjatë paraqitjes së ministres, është shalli i markës luksoze “Gucci”. Pas një kërkimi të shkurtër në internet, mund të konstatohet se ky model që sot mbarte ministrja Carovska  kushton nga 260 deri në 300 euro. Mirëpo, duke marrë parasysh se në vendin tonë ka mjaftë produkte false të markave luksoze dhe tregu i zi funksionon lirshëm, nuk përjashtohet mundësia që ky shall të jetë kopje.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button