MintINS momerandum bashkëpunimi me Interdomestik

MintINS momerandum bashkëpunimi me Interdomestik

Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi mes ndërmjetësuesit të sigurimeve MintINS me kompaninë e specializuar për ndihmë dhe pagesa të dëmeve Interdomestik.

Ky është një bashkëpunim inovativ dhe nënkupton që klientët që kanë çfarë do qoftë polise sigurimi në MintIns, do të marrin anëtarësi në Interdomestik, me çka u sigurohet ndihmë gjithëpërfshirëse që e lehtëson marrjen e dëmshpërblimeve për të gjitha llojet e dëmeve.

Përfaqësuesit e palëve nënshkruese vlerësojnë se ky bashkëpunim premton ndikim pozitiv në tregun e sigurimeve dhe shërbime më të mira për të gjithë të siguruarit.

“Bashkëpunimi me interdomestik siguron për klientët konsultime falas për përcaktimin e bazës ligjore për dëmshpërblim, konsultime falas për procedurat për dëmshpërblime të kompanive të sigurimit dhe disa lloje të tjera të shërbimeve që vetë klientët e marrin nga Mintins ndërmjetësuesin e sigurimeve, me vetë atë që marrin polisë nga ana jonë”, tha Valdeta Musai, MintINS./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button