“Mirë se erdhe mik i shtrenjtë”, Putin pret Xi në Moskë

“Mirë se erdhe mik i shtrenjtë”, Putin pret Xi në Moskë

Presidenti i Kinës Xi Jinping u prit të hënën nga presidenti rus Vladimir Putin në Kremlin.

Takimi i sotëm është një jozyrtar ballë për ballë përpara se bisedimet mes dyshes dhe zyrtarëve nga të dy vendet të fillojnë nesër.

Presidenti i Kinës mbërriti në Moskë pasi ndërmjetësoi një shkrirje mes dy rivalëve historikë të Lindjes së Mesme; Arabia Saudite dhe Irani.

Një javë më parë, të dy vendet ranë dakord të rivendosniin marrëdhëniet diplomatike, duke njoftuar se do të rihapin ambasadat brenda dy muajsh dhe do të rivendosin marrëdhëniet tregtare dhe të sigurisë.

Arabia Saudite kishte ndërprerë marrëdhëniet në janar 2016 pasi demonstruesit sulmuan ambasadën e saj në Teheran pas ekzekutimit nga Riadi të një kleriku të shquar mysliman shiit Sheikh Nimr al-Nimr.

LEXO EDHE:

Back to top button