Mirlind Daku reagon pas ngjarjeve të fundit, kërkon falje për sharjet pas ndeshjes me Kroacinë
Mirlind Daku reagon pas ngjarjeve të fundit, kërkon falje për sharjet pas ndeshjes me Kroacinë

Mirlind Daku ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, rreth ngjarjeve të fundit, që përfshinin edhe emrin e tij.
Sulmuesi kosovar ka kërkuar falje rreth sharjeve që ka bërë pas ndeshjes Kroaci – Shqipëri, duke theksuar se ka qenë nën afekt të ndeshjes.
“Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar”, thuhet në postimin e Dakut.
Ndaj fyerjeve të Mirlind Dakut reaguan sot gjatë ditës Federatat e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.