Miskoski: Të hënën do të marr pjesë në takimin e liderëve

Miskoski: Të hënën do të marr pjesë në takimin e liderëve

Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski konfirmoi sot edhe një herë se do të marrë pjesë në takimin e liderëve të caktuar për të hënën. Edhepse takimin e liderëve e cilëson si teatër, Micskoski tha se do të shkojë vetëm për t’ia marrë alibinë nga dora pushtetit, se gjoja VMRO-ja është kundër integrimit të vendit në BE. Mickoski në tribunën e llogaridhënies së krerëve të komunave nga radhët e VMRO DPMNE-së tha se në këto rrethana partia e tij nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese.

“T’i bësh masës teatër me një përbërje të tillë masovike, të cilën e quajnë takim liderësh, nuk do t’i sjellë zgjidhje problemeve të cilat janë në mënyrë alarmante të nevojshme për popullin, populli nga ne kërkon të flasim për inflacionin, për krizën energjetike, për rritjen e varfërisë, për mbylljen e fabrikave, për standardin e ulët, këto janë temat për të cilat duhet në mënyrë alarmante të kërkohen zgjidhje dhe jo për ndryshime kushtetuese apo për një temë të përgjithshme, pa asnjë sqarim, integrime. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, kjo pyetje është temë e mbyllur, sepse ndryshime kushtetuese nuk do të ketë në këto rrethana dhe pa garanci për ardhmërinë tonë evropiane, të mbrojtur nga kushtëzime të ardhshme nga ana e Bullgarisë. E përsëris, pa garanci të qarta për të ardhme evropiane të RMV-së, ku Bullgaria nuk do të ketë mundësi të ndalojë këtë proces, pa garanci të qarta për identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button