Misteri mes një fluturimi – zhduket helikopteri në Itali me shtatë persona në bord

Misteri mes një fluturimi – zhduket helikopteri në Itali me shtatë persona në bord

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë furishëm një helikopter i cili u zhduk në Itali me shtatë persona në bord.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri u ngrit nga aeroporti Capannori Lucca Tassignano në Luca dje në mëngjes pasi u aranzhua privatisht dhe do të mbërrinte në destinacionin e tij në Treviso brenda një ore.

Por helikopteri doli nga radari – duke bërë që zyrtarët të ngrenë alarmin.

Një kërkim midis rajoneve të Toscana-s dhe Emilia-Romagna-s u desh të anulohej mbrëmë dhe të rifillonte këtë mëngjes.

Sipas raportimeve lokale, helikopteri po përdorej nga një kompani e quajtur Roto Court, e cila prodhon produkte higjienike dhe kimikate shtëpiake.

Drejtori i kompanisë Giuliano Gelain i tha agjencisë së lajmeve ANSA se ata ishin “të sigurt” se helikopteri nuk u rrëzua pasi nuk u mor asnjë sinjal emergjence.

Ai tha se helikopteri i bartte klientët për në destinacion dhe i kthente dy herë në ditë.

Helikopteri kishte shtatë persona në bord – piloti italian, katër shtetas turq dhe dy libanezë.

LEXO EDHE:

Back to top button