Mitrevski i LSDM-së: Opozita bën folklor politik

Gazetar: Mefail Ismaili

Koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së Jovan Mitrevski, deklaroi se nuk pret që të pajtohen të gjithë deputetët për mbështetjen e qeverisë. Ai akuzoi opozitën se gjatë debatit kishte shumë folklor politik, shkruan Alsat.

“Për mua folklor politik është të akuzohet legjitimiteti i Kovaçevskit se nuk ka dalë në zgjedhje. folklor politik është të kërkosh zgjedhje parlamentare. Presioni e opozitës për zgjedhje të shpejta lokale shpejtë do të dëshmohet se bëhet për shkak që do të shihen menjëherë paaftësitë e kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së”, tha Jovan Mitrevski.

Mitrevski deklaroi se pret që Qeveria e KOvaçevskit do të vazhdojë me rritjen e pensioneve, pagave, zgjihjen e krizës energjetike, reformat në gjyqësor, luftën kundër krimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button