Miura, futbollisti më i vjetër aktiv në botë

Lojtari më i vjetër aktiv në botë është “King” Kazojoshi Miura. Japonezi luan për ekipin e “Yokohama” dhe është 53 vjeç e 8 muaj. Miura u inkuadrua në fushë në ndeshjen kundër “Vissel Kobe” ku luan Andres Iniesta.
Miura vendosi sërish rekordin e ri duke qenë futbollsti më i vjetër në historinë e futbollit aktiv me 53 vjeç, 8 muaj dhe 13 ditë. Kujtojmë “Yokohoma” shënoi golin e fitores, 5 minuta pasi Miura u hodh në fushë në minutën e 87′, ndërsa ekipi i tij fitoi 2-1.