Vihet në rrezik përballja në mes Zvicrës dhe Ukrainës

Së fundmi, është në dyshim serioz për t’u zhvilluar ndeshja e Ligës së Kombeve mes Zvicrës dhe Ukrainës, për shkak të pandemisë “Covid 19”. Ukrainasit e trajnerit Andrij Shevçenko kanë mësuar se tre futbollistë kanë rezultuar të infektuar nga “COVID-19”.

Bëhet fjalë për futbollistët Subol, Makarenko dhe Riznik, të cilët në fakt ditën e djeshme kanë rezultuar negativë. Megjithatë, lajmet e këqia kanë ardhur në testet e sotme dhe kështu lojtarët pesë të tjerëve të rezultuar pozitivë ditën e premte.

Futbollistët, tashmë janë të izoluar për të mos rrezikuar një përhapje të virusit të rrezikshëm, ndërsa nga ana tjetër, pritet një përgjigje nga ana e autoriteteve zviceriane të cilat do të marrin vendimin nëse ndeshja e nesërme do të luhet apo jo.

LEXO EDHE:

Back to top button