Kapiteni i Realit hedh poshtë ofertën e PSZH-së

Kapiteni i Real Madridit, Serhio Ramos dëshiron të qëndrojë dhe do refuzojë ofertën e çmendur të PSZH-së. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Reali do t’i ofrojë Ramosit kontratë njëvjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër. Ndërkohë Ramos ka kërkuar kontratë dyvjeçare të garantuar meqenëse ka qenë besnik në tërë këtë kohë.

Mirëpo, PSZH-ja ka përfituar nga rasti dhe i ka ofruar kontratë trevjeçare me vlerë 20 milionë euro për sezon, që është tetë milionë euro më shumë se paga momentale që fiton në “Santiago Bernabeu”. Por, Ramos thuhet se do e refuzojë këtë super ofertë që të mbetet të gjiganti spanjoll, me të cilët ka bërë plotë 660 paraqitje totale.

LEXO EDHE:

Back to top button