Punimet në autostradën Shkup-Bllacë, me 1 ekskavator dhe 2 kamionë

Punimet në rrugën Shkup-Bllacë, vazhdojnë të mbesin në fazën përgatitore. Ekskavatori i parë në një pjesë të terrenit ku duhet të ndërtohet kjo autostradë u shfaq rreth tre muaj më parë.

- Advertisment -

Në janar autoritetet premtuan se do të fillojë ndërtimi i autostradës. Mirëpo nga shtatori po ashtu autoritetet, thanë se janë duke punuar në përgatitjen e terrenit për të filluar ndërtimet. Dhe sot pas 10 muajsh, prej kur u bënë premtimet e para, ende po shihet se po punohet në përgatitjen e terrenit.

Nga “Rrugët Shtetërore” thonë se gjithçka po zhvillohet sipas planit dhe marrëveshjeve për ndërtimin e rrugës.

“Punët kanë filluar më 27.07.2020, ndërsa afati është 18 muaj nga fillimi i punës. Duke marrë parasysh atë që ndërtimi deri në këtë moment rrjedh në pajtueshmëri me marrëveshjet dhe dinamikën, presim që faza e parë të mbarojë në suaza të periudhës kohore të parashikuar me Marrëveshjen, duke e marrë parasysh, gjithsesi edhe situatën ekzistuese me virusin koronavirusi- thanë nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.

Faza e parë e autostradës Shkup-Bllacë, e cila është dy kilometra, duhet të përfundojë në dhjetor të vitit 2021. Ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski, gjatë qëndrimit në Kosovë kishte deklaruar se kanë hasur në disa probleme në një pjesë të vendit ku duhet të kalojë Autostradës Shkup-Bllacë, por përsëri premtoi se autostrada do të jetë gati deri në fund të vitit 2022.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button