Çair, testimi me turne nuk rrit kapacitetet

Teste për kovid ka, por jo edhe terminë të mjaftueshme për t’i bërë ballë valës së pandemisë. Në një pikë të vetme të Poliklinikës së Çairit bëhen edhe testet e rregullta PCR edhe ato të shpejta. Ndarja e kësaj hapësire në dy etapa të ditës ka përgjysmuar terminët që janë me urgjencë. Njëri ndër pacientët thotë se ka disa ditë me simptome të virusit korona madje ka marrë edhe terapinë antikovid në pritje të terminit për testim.

 “Prita një javë në përpjekje për të bërë një termin tek mjekja amë dhe ja sot arrita të vij për testim.

Isha pak me temperaturë dhe kollitje, andaj vet gjeja kurë. Mjekja amë më dha barin Sumamed dhe Pancef më parë e tani jam më mirë.”

 “Në ora 12 kisha termin, ja ende pres dhe çdo minutë ka rëndësi për ne që kemi dyshime dhe mund të kemi tjera kontakte për të infektuar të tjerët. Sikur të ishte gjithçka në kohë që nga mjeku amë tani do të mbaronim punë.”

 Mjekët amë thonë se sistemi “Termini im” bllokohet që herët të hënën për të gjithë javën në vijim. Shpërndarja e terminëve nëpër mjekësit primare disa ka mbushur me qindra terminë, të tjerët bosh, tha mjeku amë Sedat Lumani. Ai tha se 70 pacientë ka në listën e pritjes që kanë nevojë të testohen.

“Bëhet një lloj diskriminimi i dy-tre fish ndaj të sëmurëve sepse nëse ai më vjen sot ose nesër me simptome të virusit, unë për këtë javë nuk mund të jap termin, nuk mund ti garantoj as për javën e ardhshme. Nëse nuk gjej termin për dy javë, o vdes njeriu ose shërohet.”

 Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se prej të martën edhe në institucionet shëndetësore të Shtipit, Prilepit, Gostivarit, Strumicës e Kërçovës do bëhen testime të shpejta me metodën e njëjtë.

 Ministria e Shëndetësisë

“Testet e shpejta mund të caktohen vetëm nga mjekët amë sipas simptomave të pacientëve, por jo më vonë se 5 ditë. Algoritmi të përcakton se a ka nevojë për test të shpejtë antigjen apo për PCR test.

Javën e kaluar në 6 pikat e kryeqytetit në Çair, Çento, Bit Pazar, Gjorçe Petrov, Jane Sandanski dhe Mlin Ballkan janë bërë 1,138 teste të shpejta, prej të cilëve 298 kanë rezultuar pozitiv.

 Përgatiti: Adnan Qaili

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button