“Covid 19” prek edhe të dashurën e Marash Kumbulla-s

 

Marash Kumbulla humbi grumbullimin e nëntorit me Shqipërinë, ndërsa së fundmi nëpërmjet Instagram ka treguar se edhe e dashura e tij, gjithashtu është pozitive me koronavirus.

Përshëndetje të gjithëve, unë jam mirë dhe po vazhdoj periudhën time të karantinës. Për fat të keq edhe e dashura ime Greta, ka rezultuar pozitive ndaj “COVID-19”. Për fat të mirë është asimptomatike dhe tashmë jemi të dy që po kalojmë këto ditë izolimi në respektim të plotë të rregullave. Por, nuk e humbasim humorin. Përkundrazi, për të na ndriçuar këtë periudhë të errët është Harri Poter, që shpesh në të kaluarën më ka dhuruar buzëqeshje dhe e bën edhe tani. Kush është filmi juaj i preferuar nga kjo sagë? Një përshëndetje të gjithëve dhe bëni kujdes: Qëndroni të vëmendshëm, sepse virusi nuk duhet nënvlerësuar. Shihemi së shpejti”, ishin fjalët e Kumbullës

LEXO EDHE:

Back to top button