Shqipëri, 602 raste të reja dhe 8 viktima
Dita e sotme ka shënuar numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë kanë rezultuar pozitivë 602 qytetarë nga 2241 testimeve të kryera në total.
Ndërkohë 8 pacientë në spitalet COVID nuk kanë mundur të fitojnë betejën me këtë sëmundje. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.