Mjaft mbështetët Ukrainën! Shpërthejnë protestat në Çeki

Mjaft mbështetët Ukrainën! Shpërthejnë protestat në Çeki

Protestat masive kanë përfshirë Çekinë, ku me qindra qytetarë marshuan në rrugët e Pragës.

Ata protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe i kërkojnë qeverisë që të mos mbështesë më Ukrainë.

Organizatore e protestës është një parti e re politike.

Protesta fillimisht u thirr për të kundërshtuar inflacionin, por tanimë po shtohen thirrjet që qeveria të japë dorëheqjen.

“Sa po na kushton mbështetja për Ukrainën. Në Konfliktin Rusi- Ukrainë, qeveria vetën i shton benzinë zjarrit sesa përpiqet të gjejë paqe”, u shpreh një nga organizatorët e protestës.

Prej një viti nivelet e inflacionit në Republikën Çeke kanë arritur nivele rekord kryesisht për shkak të rritjes së kostove të energjisë çka erdhi pas nisjes së luftës .

Kritikët pretendojnë se qeveria e koalicionit të qendrës së djathtë kujdeset më shumë për ukrainasit sesa për qytetarët e saj dhe fajëson Bashkimin Evropian për një rritje të kostove të larta të energjisë.

LEXO EDHE:

Back to top button