Mjegulla rëndon trafikun ajror në Shkup, dukshmëri e zvogëluar në disa drejtime rrugore

Mjegulla rëndon trafikun ajror në Shkup, dukshmëri e zvogëluar në disa drejtime rrugore

Për shkak të mjegullës në luginën e Shkupit, disa nga fluturimet e mëngjesit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të vonohen, sipas të dhënave nga ueb-faqja e aeroportit.

Përveç Shkupit, mjegull me dukshmëri të zvogëluar ka edhe në Pollog, Pellagoni, Kumanovë.

Në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve, AMSM informon se dukshmëria e rrugëve Tetovë – Grupçin, Manastir – Prilep, Shkup – Kumanovë dhe Shkup – Veles është zvogëluar në 20-30 metra.

Meteorologët njoftojnë  se periudha e motit të qëndrueshëm dhe kryesisht të qetë me temperatura relativisht të larta ditore do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Në lugina, përfshirë Shkupin, do të vazhdojë të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta me intensitet të ndryshueshëm, sidomos në orët e natës dhe të mëngjesit, si dhe ulje të temperaturave gjatë ditës. Ditën e mërkurë do të fryjë erë mesatare veriperëndimore duke ulur kushtet e mjegullës.

LEXO EDHE:

Back to top button