Mjekë, ekonomistë e arkitektë presin radhë për punësim në Slloveni

Mjekë, ekonomistë e arkitektë presin radhë për punësim në Slloveni

Gazetar: Avni Tahiri

Për një shofer kamioni ne Slloveni paga fillon nga 2000 euro në muaj, duke përfshirë edhe pagesën e trajnimit për punë, shkruan Alsat.

Kjo është oferta e një ndër kompanive sllovene që kërkojnë punëtorë nga shteti ynë.

Përveç shoferëve të interesuar kishte shumë të rinj edhe për punësim në sektorin e shëndetësisë në Slloveni.

Qytetari: Unë jam mjek i diplomuar dhe kërkojmë kushte diku.

Gazetari: A je i punësuar?

Qytetari: Jo, momentalisht jo

Gazetar: Cila është arsyeja përveç punës që erdhe të kërkosh punë

Qytetari: Kushte më të mira për jetë

Gazetari: Nuk është gjithmonë paga?

Qytetari: Jo, jo, për mua nuk është paga në pyetje por janë kushtet për jetesë kryesore.

Dy të rinjë tjetër, gjithashtu ishin të interesuar për të kërkuar punë në Slloveni.

Qytetari: E lamë CV-në do shohim a do na kontaktojnë por ka mundësi

Gazetar: Për çfarë pune konkretisht?

Qytetari: Unë për ekonomi, marketing ndërsa ajo për arkitekture

Gazetari: Është pak pikëlluese se të rinjtë duan të ikin nga vendi, çfarë duhet të bëjë shteti ynë që të qëndrojmë këtu.

Qytetari: Paga më të larta.

Përfaqësuesit e ambasadës sllovene në këtë aktivitet punësimi thanë se janë të kënaqur me interesimin e shtetasve tanë që kërkojnë punë në Slloveni, sidomos nga të rinjtë.

“Në nivel vjetor lëshojmë rreth 3800 leje pune, është e qartë se trendi është në rritje dhe po rritet çdo vit dhe për këtë arsye kemi nënshkruar marrëveshje dypalëshe me zyrën e punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Anka Rode – Shef i Departamentit për Punësimin e të Huajve në Slloveni.

Shumica e punëdhënësve në këto aktivitete për punësim janë nga fusha e shëndetësisë, ndërtimtarisë, fusha e prodhimtarisë, transportit, aktivitetet teknike dhe katering.

Prezantimi i punësimit synon të përfaqësojnë nevojat aktuale të punëdhënësve sllovenë, të cilët po përballen me mungesa të konsiderueshme të stafit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button