Mjeku paralajmëron: Simptomë mini-infarkti që kalon pa u vënë re nga shumica e njerëzve

Mjeku paralajmëron: Simptomë mini-infarkti që kalon pa u vënë re nga shumica e njerëzve

Çdo vit, miliona njerëz përjetojnë një goditje në tru . Shumica e tyre konsiderohen goditje ishemike , të cilat ndodhin kur bllokohet qarkullimi i gjakut në tru. Njerëzit që kanë këto goditje mund të kenë përjetuar tashmë atë që njihet si një atak ishemik kalimtar (TIA) ose mini-goditje.

– Mini-goditjet janë episode të shkurtra që janë pasojë e mungesës së qarkullimit të gjakut në një pjesë të caktuar të trurit – thotë doktor Ahmed Itrat, neurolog nga Instituti Neurologjik i Klinikës Cleveland, shkruan “AoL”.

Dr. Itrath thekson se njerëzit që përjetojnë mini-goditje kanë një rrezik më të lartë për të pasur një goditje të rëndë vitin e ardhshëm. Të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se rreth 10 deri në 15 përqind e njerëzve do të përjetojnë një goditje të rëndë brenda tre muajve nga një TIA .

Për trajtimin e goditjes në tru, koha është thelbësore dhe shpëton jetën.

 

– Veprimi i shpejtë në fillimin e simptomave të goditjes mund të ndikojë ndjeshëm në mbijetesën – vë në dukje Dr. Itrat.

Megjithatë, ekziston një simptomë që shumica e njerëzve e injorojnë. Simptomat e një mini-goditjeje dhe një goditjeje të vërtetë nuk janë shumë të ndryshme, por simptomat e një TIA zhduken shumë shpejt .

– Shenja kryesore e një mini-goditjeje është marramendja e papritur ose vështirësia në ecje. Mund të shfaqen nauze dhe të vjella – pohon Dr. Itrat.

Marramendja është një simptomë që shumë e injorojnë sepse ia atribuojnë mosfunksionimit të veshit të brendshëm dhe nuk veprojnë menjëherë.

– Vertigo akute ose disekuilibër gjatë një goditjeje ose TIA ndodh për shkak të humbjes së rrjedhjes së gjakut në bazën e trurit, e cila përmban struktura me rëndësi jetike për ekuilibrin dhe koordinimin e trupit – shpjegon doktor Itrat.

Shenja të tjera të një mini-goditjeje përfshijnë dobësi të papritur të njëanshme, vështirësi në të folur, shikim të dyfishtë ose humbje të shikimit në njërin sy.

“Simptomat e një TIA ose goditje në tru zakonisht prekin njërën anë të trupit, gjë që e dallon atë nga çrregullime të tjera si migrena apo neuropatia, ku individët mund të kenë simptoma të tilla si ndjesi shpimi gjilpërash në të dy anët e trupit”, shpjegon Dr.Itrath.

Nëse dyshoni se ju ose një i dashur keni një mini-goditje ose goditje në tru, telefononi menjëherë për ndihmë.

LEXO EDHE:

Back to top button