Modelja Adrola Dushi pozon në mes të New York-ut me flamurin shqiptar

Modelja Adrola Dushi është shpërngulur prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë familjarët e saj dhe ku ajo vetë ka vazhduar karrierën në modeling.

Megjithëse jeton jashtë një pjesë të madhe të kohës, asaj s’i ndahet shpirti nga Shqipëria dhe kthehet shpesh për të takuar miqtë apo të afërmit e saj, apo edhe për projekte ose intervista.

Këto ditë, Adrola ndodhet jashtë vendin dhe me gjestin e fundit që ka bërë rrugëve të New York-ut, ia ka bërë zemrat mal shqiptarëve.

Bukuroshja ka pozuar me krahët hapur teksa mbante flamurin kuq e zi, ndërsa foton e publikuar e ka shoqëruar me një poezi të Fishtës:

“Edhe Hana do ta dije,

Edhe Dielli do t’ket pa,

Se perqark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija vend nuk ka.”

Fansave i është bërë zemra mal nga ky veprim kaq patriotik, duke e quajtur Adrolën një shqipe të vërtetë!

“Hajde shqipeeee”- është komenti i Alaudin Samitit menjëherë pas publikimit të fotos.

Gjithashtu Taynës i ka pëlqyer shumë ky gjest, teksa ka komentuar disa emoji me sytë zemra.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

LEXO EDHE:

Back to top button