Moderna: Vaksina antiCOVID mund të marrë miratim urgjent në dhjetor

Kompania bioteknike amerikane “Moderna” njoftoi sot se mund të marrë miratim urgjent deri në dhjetor nga autoritetet amerikane për vaksinën e saj COVID-19.

“Miratimi do të varet nga firma që do të marrë rezultate pozitive nga provat e mëdha klinike në nëntor”, tha kreu ekzekutiv, Stephane Bancel.

“Miratimi urgjent do t’i mundësonte personelit mjekësor të vijës së parë dhe personave të tjerë të prekshëm të marrin vaksinën e re edhe para se kompania me bazë në Masaçusets të marrë miratimin zyrtar të plotë nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA)”, shtoi ai.

Komentet e Bancel-it vijnë disa ditë pasi kompania farmaceutike “Pfizer”, që po bashkëpunon me kompaninë gjermane “Biontech” njoftoi aplikimin për miratim urgjent për vaksinën e saj deri në fund të nëntorit.

“Moderna” dhe “Pfizer” janë ndër kompanitë kryesore në garë për zhvillimin e një vaksine të sigurt dhe efikase kundër COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button