Modriç: Dua ta meritoj rinovimin, nuk dua të ma dhurojnë

Luka Modriç nuk njeh moshë dhe duket me atë verën që sa më e vjetër të jetë aq më e mirë është. Edhe pse në shtator do të mbushë 38 vjeç, mesfushori kroat vijon të jetë një ndër më të mirët në botë në rolin e tij dhe ben diferencen sa herë është në fushë. Modriç është i pazëvendësueshëm te Reali i Madridit dhe rinovimi i kontratës është një çështje që nuk e shqetëson. Në fundin e sezonit del lojtari i lirë, por kapiteni i kombëtares kroate beson dhe shpreson se do të firmosë kontratën e re me “Los Blancos”. Sigurisht, në mediat është folur për një kusht: terheqja nga Kroacia.
“Nuk kam folur për rinovimin tim me klubin, njësoj si vitin e kaluar në këtë periudhë. Jam i qetë, por pyetja rreth rinovimit më mërzit. Sepse më duhet të përsëris gjithmonë të njëjta gjëra. Unë ndihem shumë mirë te Reali, dua të vazhdoj të luaj këtu.
Sa i përket kontratës së re, unë duhet ta meritoj atë. Do të flas edhe me drejtuesit. Por dua ta meritoj rinovimin, nuk dua të ma dhurojnë”, deklaroi Luka Modric i cili duket qarte se ka deshire te vazhdoje por qe duhet te binde Realin…
I konsideruar si një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave, në vitin 2020 ai u zgjodh nga revista Sportske Novosti si futbollisti më i mirë kroat i të gjitha kohërave.