Modriç e Xhamal vendosën dy rekorde speciale në “El Clasico”

Real Madrid triumfoi në “El Clasico”-n e parë të sezonit dhe këtë e bëri në mënyrën spektakolare, teksa mposhti në transfertë Barcelonën me shifrat 1-2. E gjithë vëmendja edhe njëherë iu dedikua Xhud Belingamit, njeriut të momentit te “Galaktikët”. Britaniku shënoi një dygolësh për të zhvlerësuar golin e Gundoganit dhe duke i dhuruar kështu tre pikët e radhës “Los Blancos”.

Megjithatë, “El Clasico”, përveç autorëve të golave që morën qendrën e vëmendjes pati edhe protagonistë të tjerë. Madje, nga ata që vendosën rekord. Fjala është për Luka Modriçin dhe Lamine Xhamal. Kroati u aktivizua në minutën e 63-të nga Karlo Ançeloti dhe në moshën 38 vjeç e 47 ditë, u shndërrua në lojtarin më të vjetër që luan një “El Clasico”.

Nga ana tjetër, krejt e kundërta ndodhi për Xhamal. Sulmuesi, në moshën 16 vjeç e 106 ditë u shndërrua në lojtarin më të ri që aktivizohet në një “El Clasico”. Mes dyshes ka plot 22 vite diferencë, por futbolli i bëri bashkë dhe e deshi që në një “El Clasico” të merrnin edhe ata një tjetër lloj të vëmendjes duke vendosur dy rekorde speciale.

LEXO EDHE:

Back to top button