Modriç shpjegon se çka u tha Zidani në pushim

Real Madridi regjistron disfatën e dytë radhazi në terrenin vendas, pasi që u mund nga Shakhtar Donjetsku dhe më parë nga Kadizi. Kroati Modriç vlerëson se ekipi nuk është në nivelin e duhur dhe se duhen përmirësime të shpejta.

Nuk ishim në lartësinë e kompeticionit dhe duhet të përmirësohemi. Është e dukshme. Nuk kishim besim në pjesën e parë. Nuk ka kohë për t’u penduar, duhet të jemi më mirë në ndeshjen e radhës. Nuk hymë mirë në sfidë, më pas u përmirësuam, por nuk mjaftoi diçka e tillë sot. Duhet të qëndrojmë së bashku. Zidan na tha se duhet të luajmë më mirë. Të bëjmë më shumë presing dhe më mirë. Ka ende shumë për t’u luajtur dhe mund të përmirësohemi”, tha mes tjerash Modriç, pas disfatës.

LEXO EDHE:

Back to top button