Modriç: Vinicius e Rodrygo dinë si të “zgjidhin” ndeshje të mëdha

Me përcaktimin e një prej finalistëve të Ligës së Kampionëve, mbrëmjen e sotme, në “Etihad Stadium” do të përcaktohet dhe ekipi kundërshtar i “zikaltërve”, me Real Madridin e Man. Sitin që do të përballen me njëra-tjetrën, për një “biletë” finaleje.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, i pranishëm ishte dhe “arktitekti” kroat i mesfushës së “galaktikëve”, Luka Modriç, i cili thuri “elozhe” për shokët e tij të skuadrës.

 

“Çdo vit ka yje të rinj në futboll. Sot janë Vinicius, Haaland, Rodrygo dhe shumë të tjerë. Vinicius dhe Rodrygo kanë treguar se mund ta zgjidhin këtë lloj ndeshjeje falë cilësisë së tyre dhe dëshirës së tyre për të guxuar në fushë.

 

Kamavinga?

Ai po bën mirë dhe ka treguar se mund të luajë kudo, edhe nga krahu i majtë, një roli që nuk i pëlqen. Personaliteti dhe është shumë i rëndësishëm në çdo pozicion që luan. Kamavinga është rritur shumë që kur ka ardhur këtu dhe ka ende vend për rritje”, u shpreh në fjalën e tij, ish-fituesi i “Topit të Artë”.

LEXO EDHE:

Back to top button