Mogamedxhi Nurov, siguron medaljen e artë për Maqedoninë në Lojrat Mesdhetare

Magomedxhi Nurov solli medaljen e parë të artë për Maqedoninë në Lojërat Mesdhetare, të cilat aktualisht po zhvillohen në Oran të Algjerisë. Në sfidën finale të kategorisë deri më 97 kg, shënoi fitore dramatike ndaj mundësit turk Feyzullah Akturk me 4-3.

Lufta ishte super-interesante, pasi që Akturk kishte epërsi me 0-3, mirëpo në vazhdim Nurov tregoi klasin e tij. Menjëherë pas pushimit të shkurtër, mundësi i naturalizuar i Maqedonisë, reduktoi rezultatin në 2-3, duke dhënë goditjen përfundimtare në sekondat e fundit.

 

 

Nurov arriti të vendoset pas shpinës së mundësit turk dhe me një shtrëngim të madh, fitoi dy pikë për triumfin final dhe medaljen e artë. Për Nurovin, kjo është medalja e dytë e artë në Lojërat Mesdhetare për Maqedoninë, duke përsëritur suksesin e vitit 2018 në Tarragona.

 

 

Në kohë të njëjtë është medalja e dytë për mundësit e Maqedonisë në Algjeri, pasi pak orë më parë Egorov fitoi medaljen e bronztë.

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button